
Gazetari Xhevahir Zhabina, tregoi se cili është dallimi i përdorimit të dy aplikacioneve, të përdorur nga grupet kriminale, “SKY EÇ” dhe “Matrix”.
Sipas tij, aplikacioni “Matrix” ishte një nga më kompleksët në treg me një siguri të lartë të mesazheve që shkëmbeheshin. Nisur nga kjo, edhe përdorimi i saj nga krimi ishte i madh, pas aplikacionit tjetër ‘Sky ECC”.
“E veçanta e platformës “Matrix” ishte se nëse ti do të vendosje të bëheshe abonent i kësaj platformë ti nuk mund ta merrje këtë telefon, apo aplikacion dhe ta vendosje vetë në përdorim.
Duhej që kompania të të çonte një ftesë dhe ti më pas të filloje të komunikoje, kjo bëhet si më e sigurt nga e kriptuar në tërë kohën dhe ky ishte ndryshimi i madh që kishte “Matrix” dhe Sky ECC, si dhe platformat e tjera.
Nga një search që i bëra në internet, se sa abonentë kishte kjo platformë, kam përshtypjen se janë me miliona”, tha Zhabina në “Top Story”.
Lini një Përgjigje