TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2024, 22:05

“Matrix shqiptar nuk është pa gjë”, gazetari: Për herë të parë do të “flasim me kufomat”, për shumë vite ka pasur shumë të zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

“Matrix shqiptar nuk është pa gjë”, gazetari:

Teksa ka komentuar zbërthimin e aplikacionit “Matrix”, gazetari Dritan Laçi bëri me dije se për ekspertët, ai është si tavolina ku ata mund të kenë kriminelin përballë.

Sipas tij, pritet të zbardhen shumë krime që kanë ndodhur në harkun kohor 2021-2024. Sipas tij, falë Sky Ecc, para kësaj periudhe kemi një panoramë, por më pas është terr.

Ekspertët e kanë caktuar si tavolina ku ekspertët mund të flasin me një kriminel përballë. Jep një panoramë më të qartë sesi janë urdhëruar këto vrasje. Patjetër që këtu mund të jetë eleminimi i Vis Martinajt ose bandës së tij. Që nga 2021 -2023 pati shumë eliminime të tyre. Matrix mund të na japi një konspekt të asaj sesi ka evoluar krimi. Është një periudhë disi e errët e paqartë. Nëse në 2021 kemi një pikturë, nga 2021-2024 është ende e paqartë. Matrix shqiptar nuk është pa gjë. Për herë të parë do të flasim me kufomat tona sepse për shumë vite ka pasur shumë persona të zhdukur. Do të zbardhen shumë vrasje dhe se ku fshihen personazhet”, tha ia në “360 gradë”.

 

Lini një Përgjigje