TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2024, 21:55

Aplikacioni “Matrix”/ Karamuço: Përveç Vis Martinajt, mund të zbardhet edhe fati i Talo Çelës

Shkruar nga Pamfleti

Aplikacioni “Matrix”/ Karamuço: Përveç Vis

Hetimet për aplikacionin "Matrix" pritet të hedhin pista të reja hetimi në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se mund të zbulohet jo vetëm çështja e Ervis Martinajt, por edhe shumë ngjarje të tjera, përfshirë këtu dhe fati i Talo Çelës.

Tek Matrix besoj që është një rrjet më i ngushtë sesa te Sky, por nuk përjashtohet që të jenë të përfshirë policë. Nuk jam i bindur për politikanë sepse është në nivel ekzekutiv. Në Matrix gjen mesazhe, video, foto, audio. Kjo na ka ndodhur në një rast në Serbi ku Vuçiç  nxori një kufomë pa kokë dhe ishte foto që ekzekutori i dërgon porositësit. Janë nja dy personazhe që janë zhdukur, janë vrarë përfshirë dhe Talo Çelën që është mister fati i tij. Kemi shumë djem të zhdukur që shumë pak thuhet, në Vlorë që janë ngritur familjarët. Kanë të dhëna nga të penduar të drejtësisë që thonë që janë gjymtuar”, tha ai në “360 gradë”.

 

Lini një Përgjigje