TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2023, 20:07

Pse erdhi Meloni në Vlorë? Gazetari tregon arsyen e vizitës

Shkruar nga Pamfleti

Pse erdhi Meloni në Vlorë? Gazetari tregon arsyen e vizitës

Analisti Gjergj Kajana ka folur rreth vizitës së kryeministres italiane Georgia Meloni në Shqipëri. Kryeministrja e Italisë, e cila arriti ditën e djeshme në portin e Vlorës, zgjodhi ta bëj këtë udhëtim me traget. Kajana tha se në lidhje me këtë ka pasur disa “batuta”, por ajo që është kryesore dhe mendohet të ketë qenë edhe arsye e kësaj vizite, është infrastruktura mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Ky është një vit që shënon një nevojë diskutimi për infrstrukturën turistike mes Shqipërisë dhe Italisë. Natyrisht vizita e kryeministres italiane Meloni është një vizitë që përveç informalitetit ka një rëndësi të madhe politike, pasi është e kuptueshme se Italia për Shqipërinë është një nga partnerët strategjik kryesor.

Italia me strategjitë e veta politike ka gjithmonë depërtimin në zonat e Ballkanit perëndimor dhe të Afrikës së Veriut dhe natyrisht që Shqipëria është në kreu në këtë drejtim. Sivjet është viti i turistëve”,-tha Analisti Gjergj Kajanapër Euronews Albania.

Lini një Përgjigje