
Një situatë e pazakontë me motin është regjistruar këtë të martë në Bulqizë ku për pasojë janë përmbytur rrugët dhe pedonalja e qytetit.
Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë bërë që të përmbyten rrugët nacionale si dhe rruga që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve si dhe të banorëve.
Përmbytje ka pasur edhe në pedonalen e qytetit, kjo për pasoje edhe e bllokimit të disa pusetave.
Edhe rruga e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës u përmbyt nga sasia e madhe e ujit që mblidhej që nga Qafa e Buallit.
Në këtë zonë, automjetet e patën të vështirë qarkullimin qoftë në drejtim të Peshkopisë e qoftë në drejtim të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës.
Lini një Përgjigje