TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2023, 15:45

“Përplasje brenda klaneve”, Lala zbulon prapaskenat: Prokuroria të hetojë skandalin me linjën e internetit te Forcat Operacionale!

Shkruar nga Pamfleti
“Përplasje brenda klaneve”, Lala zbulon prapaskenat: Prokuroria
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me skandalin që ka përfshirë Forcat e Posaçme Operacionale, strukturë e drejtuar më parë nga Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg pas operacionit “Metamorfoza”.

Lala shkruan se historia e linjës se paautorizuar të internetit në strukturën e Forcës së Posaçme Operacionale është shumë me e errët sesa duket.

Sipas gazetares ka pasur përplasje brenda klaneve në polici dhe për këtë policia duhet të hetojë urgjent.

Historia e linjës se paautorizuar të internetit në strukturën e Forcës së Posaçme Operacionale është shumë me e errët sesa duket. Veç dyshimeve për rrjedhje të dhënash, paska patur dhe një luftë të fortë brenda llojit dhe përplasje brenda klaneve në polici, në një garë te ethshme për pushtet. Prokuroria duhet ta hetojë urgjent dhe me paanshmëri!”- shkruan Lala.

Ditën e sotme u raportua se AMP ka depozituar një kallëzim në prokurorinë e Tiranës ndaj Forcës së Posaçme Operacionale. Nga hetimet e AMP-së u verifikua një linjë tjetër interneti e paautorizuar, e cila thuhet se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash.

Kallëzimi i AMP është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltian Bistri të arrestohej. Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve. Por nuk përjashtohet mundësia që Bistri ta ketë përdorur këtë linjë të dyshimtë.

klodiana lala

Lini një Përgjigje