TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2023, 10:44

Bllokuan rrugën për të ndaluar punimet në gurore, Policia procedon penalisht 5 banorë të Fierzës

Shkruar nga Pamfleti
Bllokuan rrugën për të ndaluar punimet në gurore, Policia
Pamje nga protesta në Fierëz

Policia e Tropojës ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Fierzë kundër punimeve në gurore dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit.

Të paktën shtatë persona që ishin pjesë e protestës u ndaluan nga autoritetet.

Ndërkohë në një reagim zyrtar ditën e sotme, autoritetet bëjnë me dije se nga shtatë të ndaluarit, pesë prej tyre janë proceduar ne gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Të ndaluarit janë:
-P. Gj., 46 vjeç, banues në Fierzë;

-A. D., 30 vjeç, banues në Bajram Curri;

-S. R., 44 vjeç, banues në fshatin Breg-Lum;

-S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj;

-K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Rajë.


Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se shtetasi P. Gj. ka organizuar një protestë në Fierzë, pa lejen e organeve kompetente dhe së bashku me 4 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, dhe për shtetasin A. B., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, shtetasin P. Gj.

Vijojnë hetimet e thelluara në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

 

protesta për guroret fierza

Lini një Përgjigje