TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2023, 12:20

AMP kallëzon Forcën e Posaçme Operacionale për linjë të dyshimtë interneti, dyshohet se transferoheshin të dhëna

Shkruar nga Pamfleti

AMP kallëzon Forcën e Posaçme Operacionale për linjë

Pas arrestimit të ish shefit të Operacionales Oltion Bistri nga operacioni i SPAK, një tjetër skandal ka përfshirë këtë strukturë.

Agjencia e Mbrojtjes Policore ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, pasi është zbuluar se në këtë strukturë është përdorur një linje e paautorizuar Interneti.

Bëhet me dije se kallëzimi është bërë në korrik dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Nushi.  Linja e internetit dyshohet se ka qenë e instaluar ne godinën qendrore te forcave operacionale prej me shumë se 1 viti.

Përdorimi i një linje të paautorizuar interneti ngre dyshime të forta se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash.

Hetimi është mbajtur top sekret dhe prokuroria nuk bëri komente në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihen ende se cilët janë zyrtarët e kallëzuar.

Ky dyshim ka ardhur dhe pas konsultimeve me njohës të mirë të specialistëve të IT-së. Po ashtu ka dyshime se kjo linjë mund të jetë përdorur dhe për hakerim. Kallëzimi i AMT është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri të arrestohej.

Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve.

 

amp prokurori internet padi forcat operacionale

Lini një Përgjigje