TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2023, 12:22

Kujt po ia jep Edi Rama Shkollën e Marinës në Vlorë për të ndërtuar një resort me para të pista?!

Shkruar nga Pamfleti
 Kujt po ia jep Edi Rama Shkollën e Marinës në Vlorë për

Teksa debati i ka përfshirë të gjithë për kullën në Tiranë, që në fund të fundit është një marrëveshje me pronarët e tokës, Babloku po i ndan në fshehtësi pasuritë e fundit publike për klientët e tij, për të ndërtuar kulla dhe resorte me para të dyshimta.

Shkolla e Marinës në Vlorë është hapësira e fundit publike që kishte mbetur pa u grabitur dhe betonizuar nga Edi Rama dhe karteli i tij klientelist në Lungomare.

Kjo pasuri publike është lënë qëllimisht të shkatërrohet dhe të degradojë, në vend të rikthimit të saj apo kthimit për një funksion publik.

Shkollën e Marinës Edi Rama ka vendosur t'ia japë një klienti të tij, për të ndërtuar një resort privat me vlerë dhjetëra milionë euro.

Pamfleti mëson se pazari është finalizuar prej muajsh. Tashmë pritet vetëm firmosja e letrave të pazarit në mbledhje qeverie ose KKT.

Shkolla e Marinës në Vlorë është parashikuar të grabitet me anë të ligjit për investitorët strategjikë ose klienti do t'ia blejë tokën dhe godinën qeverisë për një shumë qesharake, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera.

Për këtë grabitje është blerë edhe heshtja e Ilir Metës dhe Sali Berishës, siç operon gjithnjë Babloku me aferat e mëdha.

I vetmi hall që kanë janë reagimet në media dhe mundësia e ndërhyrjes së SPAK, i cili mund të përlajë klientin bashkë me Bablokun, që po privatizon Shqipërinë.

Po kush është biznesmeni me natyrë mafioze që Rama i ka dhënë Shkollën e Marinës për resort?

Kush është implikuar në kopsitjen e letrave? Vijon.../Pamfleti

shkolla e marinës vlora edi rama

Lini një Përgjigje