TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2023, 19:38

Protesta për Belerin, “shpërthen” Ngjela: Greqia kërcënon kot, nuk i kemi ndonjë borxh

Shkruar nga Pamfleti

Protesta për Belerin, “shpërthen” Ngjela: Greqia

Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur të pakuptimtë protestën e djeshme në Himarë, për lirimin e Fredi Belerit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se Greqia kërcënon kot, pasi Shqipëria nuk i ka asnjë borxh. Mes të tjerash, Ngjela tha se shqiptarët kanë qenë një fenomen pozitiv për ekonominë greke.

Greqia ka kërcënuar kot, pse do i prishim marrëdhëniet me Greqinë, ne nuk i kemi ndonjë borxh Greqisë. Nuk kam parë se kanë leverdi. Në Greqi ka emigracion të madh. Ekonomistë të mëdhenj të Greqisë, kanë thënë se ardhja e shqiptarëve në Greqi ka sjellë fenomen pozitiv shumë të madh në rritjen e ekonomisë së Greqisë. Ne i kemi ndihmuar ata. Shqiptarët kanë pasur hallet e tyre por i ka ndihmuar dhe ata , pse duhet të prishet kjo marrëdhënie?”- tha ai.

ngjela greqia beleri

Lini një Përgjigje