TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 22:20

Pse digjen makinat në Shqipëri? Përfshihet nga flakët automjeti te Liqeni Artificial

Shkruar nga Pamfleti
Pse digjen makinat në Shqipëri? Përfshihet nga flakët
Makina e djegur pranë Kopshtit Zoologjik

Një automjet u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë, pranë rrethrrotullimit te diga e Liqenit Artificial apo Kopshti Zologjik. Ngjarja ndodhi në orët e vona, duke shkaktuar shqetësim te drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit e ka braktisur menjëherë automjetin sapo ka konstatuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e flakëve, ndërsa Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit.

Ky rast vjen në një kohë kur në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit janë regjistruar disa episode të djegies së automjeteve. Javët e fundit janë raportuar makina të përfshira nga flakët si në zona rezidenciale, ashtu edhe në akse kryesore rrugore. Shqipëri është ndër të paktat vende ku makinat digjen në ecje dhe ka shumë mistere mbi shkaqet se përse digjen ka shumë makina në vend.   

makina flake digjen

Lini një Përgjigje