TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 22:17

“A do e arrestojnë dot Diellën?”, ish-prokurori Beci: Siguria kibernetike është në rrezik

Shkruar nga Pamfleti

“A do e arrestojnë dot Diellën?”, ish-prokurori Beci:

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka ngritur shqetësimin për sigurinë kibernetike.

Ai u shpreh se siguria kombëtare është në rrezik, përballë disa elementëve të sigurisë kibernetike që zhvillohet me hapa të shpejtë në botë.

Gjithashtu një tjetër pyetje që shtroi gjatë emisionit, ishte se “A ka lidhje caktimi i disa masave të sigurisë me rënien e e-Albania”, duke ngritur kështu shqetësimin për sigurinë digjitale.

“Qëkur doli “Diella”, por edhe më parë fakti që shteti shqiptar bëri një modernizim, një digjitalizim të çdo shërbimi, pyetja është a nuk mund ta bënte këtë Japonia apo Italia? Por kjo nga pikëpamja profesionale është një risk shumë i madh sepse dëmton sigurinë kombëtare. Siguria kombëtare përballë disa elementëve të sigurisë kibernetike që zhvillohet çdo sekondë në botë, është shumë e rrezikshme.

Pra, pse shteti shqiptar bëhet partizan i një veprimtarie që as Japonia, Franca, Gjermania nuk ka guxuar ta bëjë? Përveç vjedhjes dhe abuzimit me paranë, është mendimi që a kemi të bëjmë një shtet të sigurt në rast e porta e Ministrisë Drejtësisë të çedon, hapet, ty shteti të ikën nga duart, kjo është pyetja? Pra a ishte kjo e nevojshme apo jo? Kështu i bie të na sulmojnë edhe Diellën…në rast se sistemi është i varur vetëm tek një person dreqi e marrtë sistemit. Nëse sëmuret personi, çfarë nuk do të punojë shtetit?

Në rast se caktohet një masë pezulluese për një person me poste të larta, shefi i qeverisë thotë o bo bo ma ktheni se s’po bëj dot marrëveshje shkojmë tek subjektivizmi ordiner i një shtetit…Rëndësi ka vazhdimësia e shtetit. Dhe nuk ka logjikë të merresh me emra konkret. A ka lidhje caktimi i disa masave të sigurisë me rënien e e-Albania apo jo? Me të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, kemi hall a do e arrestojnë dot Diellën apo jo? Këtë kemi hall…”, tha Beci për “News 24”.

1 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Të shkrijnë gazit me sigurinë kombëtare plus e shpalosur nga një ish i korruptuar i çertifikuar. Emisione tv e artikuj gazetash pa moral e të paftyrë. Derdhin veç helm në çdo drejtim. Heelm heeelm..,

    Lini një Përgjigje