TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 21:32

Pse nuk po zbardhen atentatet e bujshme? Shemsi Prençi tregon se ku çalon puna e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Pse nuk po zbardhen atentatet e bujshme? Shemsi Prençi tregon se ku
Shemsi Prençi

I ftuari i mbrëmjes së sotme në Podkastin “Të Pashoq” ishte Shemsi Prençi, ish-drejtues policie dhe ekspert sigurie. Ai ka folur mbi gjendjen e krimit në vend, teksa ka treguar se përse nuk po zbardhen atentatet. Pjesa dërrmuese e atentateve në vend janë të pazbardhura dhe sipas Prençit, përveç sofistikimit të grupeve kriminale, problemi qëndron dhe policia.

-Sipas teje, cilat janë mundësitë që një vrasje zgjat shumë në kohë dhe nuk zbardhet?

E para e punës njëherë, çfarë teknikash ka përdorur grupi kriminal për realizimin e vrasjes? Çfarë armatimi dhe çfarë veprimesh ka kryer grupi kriminal në lënien e gjurmëve. Zhdukjen e gjurmëve të krimit. Prandaj dhe e shtriva në kohë për të nxjerrë një fenomen që Policia e Shtetit, edhe pse po përballet prej më shumë se pesë-gjashtë viteve me atentate masive të shtrira në kohë, gjatë gjithë vitit, përsëri nuk ka ndryshuar një strategji të luftës kundër kriminalitetit, sidomos kundër krimit të personit. Sepse rëndom çdo qytetar ka mësuar tani që një grup kriminal vret një kundërshtar apo përdor tre killer-a për të vrarë një personazh të grupit tjetër, largohet me makina, djegin një makinë këtu, një makinë atje, brenda makinës janë djegur dhe automatikët dhe zhduken gjurmët e krimit. Përgjithësisht është përdorur kjo taktikë. Edhe në Elbasan, edhe në Tiranë, edhe në Lezhë, edhe gjithkund. Pra, edhe në Durrës. Pra, fakti që grupet kriminale kanë gjetur një metodë për të penguar zbardhjen e të vërtetës, të kriminalitetit, policia duhet të kishte ngritur, duhet të kishte hartuar një strategji të re për ta luftuar këtë lloj kriminaliteti, duke i dhënë përparësi parandalimit, gjurmimit të personave me precedentë kriminalë, gjurmimit të grupeve kriminale të cilët kanë konflikte, sepse prandaj është rrjeti i policisë sekrete në terren, qoftë agjentëve, qoftë oficerëve të policisë kriminale, për t'i evidentuar grupet kriminale që kanë konflikte, të cilat çojnë në gjenerimin e vrasjeve dhe të atentateve. Pra nuk është bërë një punë e tillë e studiuar.

 

prenci krime policia

Lini një Përgjigje