TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 22:25

Pse BKH mësyu në Fier? Klodiana Lala zbulon detaje: Bëhet fjalë për një hetim të rëndësishëm, lidhet me një politikan të lartë

Shkruar nga Pamfleti

Pse BKH mësyu në Fier? Klodiana Lala zbulon detaje: Bëhet

Lala zbulon detaje nga incidenti i Fierit: Bëhet fjalë për një hetim të rëndësishëm i shtrirë në disa qytete. Lidhet me një politikan të rëndësishëm…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimi i BKH-së në Fier, ku ndodhi përplasja mes hetuesve dhe nipërve të ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj.

Lala tha se bëhet fjalë për një hetim shumë të rëndësishëm që është duke u shtrirë në disa qytete njëherazi.

Mund të përfshijë krim të organizuar, politikë, ngjarje të rënda, nga ana tjetër mund të prekë dhe zgjedhjet. Përfshihet dhe një politikan i rëndësishëm. Por kjo ngjarje mund të ketë minuar deri diku ndjekjen e personazheve, pasi humbet elementi i befasisë.

Pasi unë shkoj e bëj kontroll pasi dyshoj se mund të gjej prova që mund ti shërbejnë hetimit”, tha gazetarja Klodiana Lala në “Open”.

Lini një Përgjigje