
Përveç sulmeve ndaj Gylenit dhe Izraelit nga xhamia e Namazgjasë, Erdogan ka provokuar me një tjetër lëvizje. Ajo që ra në sy është se personi që mbajti duanë pas inaugurimit të xhamisë ishte Kryetari i kryesisë së komunitetit mysliman të Turqisë Ali Erbash, ndërkohë që kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar nuk ishte fare aty.
Përtej kësaj, normalja do të ishte që atë dua ta mbante një hoxhë shqiptar dhe pse jo kryemyftiu i Tiranë, i cili do të drejtojë xhaminë.
Përveç kësaj, ajo që ra në sy është se gjatë këndimit të fjalëve të Kuranit, Erbash u lut dhe për shpirtrat e ushtarëve osmanë të cilët u vranë gjatë luftrave në Shqipëri, të cilët sipas tij ranë martirë për të sjellë Islamin në Shqipëri.
Lini një Përgjigje