
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, tha se uron që kjo xhami të sjellë dobi për të gjithë besimtarët.
Erdogan shtoi se kjo është një nga xhamitë më të kompletuara dhe më e madhja në Ballkan, teksa falënderoi të gjitha atë që kanë kontribuar në ndërtimin e saj. Ai theksoi se kjo xhami do të mbajë 10 mijë besimtarë dhe se është krijuar me teknologjinë më të fundit dhe me të gjitha kushtet bashkëkohore.
“I nderuar kryeministër Edi Rama, miku im i çmuar, motra dhe vëllezër shqiptarë të ftuar dhe miq, ju falënderoj përzemërsisht. Sot jam shumë entuziast dhe i lumtur që jam këtu me ju. Gjithsecilin nga ju e falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë…Shpreh falënderimet më të thella për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të gjithë mbështetjen dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore.
Xhaminë e madhe e kemi projektuar si një strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga tradita në të ardhmen dhe deri te teknologjia më e re që është përdorur, siç e shikoni serviret shumë bukur arkitektura osmane që dominon në Ballkan. Kjo xhami është ndërtuar mbi 10 mijë metra katror do ti shërbej 10 mijë besimtarëve që falin namazin. Xhamia është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti apo adhurimi, por është menduar shumë më e gjerë që do ti shërbejë besimtarëve, brenda saj ka salla, dhoma studimi, dhe dhoma për ata që janë me aftësi të kufizuara. Ne kështu synojmë bashkësinë e pasur të Shqipërisë nën moton që ndodhet brenda kompleksit të Namazgjasë. Kjo xhami do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh”, tha ai.
Lini një Përgjigje