
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë hapëse të Xhamisë së Namazgjasë ka sulmuar sërish "gylenistët".
Erdogan ka akuzuar drejt për drejtë kreun e KMSH, Bujar Spahiu i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoni pasi akuzohet nga presidenti turk se ka lidhje me "gylenistët". Erdogan pretendon se Fetulla Gylen ka ndikim te Komuniteti Mysliman Shqiptar, ndërsa deklaroi se nuk duhet të shkëputemi në asnjë moment nga feja islame dhe t’ua lëmë bosh sheshin atyre grupeve që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale.
"Të dashur motra dhe vëllezër shqiptar, në mendimin islam, koncepti xhami qëndron në qendër të jetës. Njëkohësisht xhamitë janë vende të shenjta ku reflektohen vlera shpirtërore dhe që burojnë nga zemra dhe lavdërohen nga shoqëria dhe nxit bashkëpunimin dhe solidaritetin duke mbajtur të gjallë unitetin e kësaj xhamie.
Xhamitë nuk janë vendet ku thirren ezani e për tu adhuruar, janë për të thirrur mbarë njerëzimin në mirësi dhe urdhërimin e Allahun dhe i bashkon myslimanët në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe që në një farë mënyrë na imponon detyrën, që jo vetëm ti ndërtojmë xhamitë, por t’i dalim zot e t’i mbrojmë. Nuk duhet të shkëputemi në asnjë moment nga feja islame, nga feja e paqes dhe t’ua lëmë bosh sheshin atyre grupeve që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale", tha Erdogan.
Lini një Përgjigje