TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 20:24

Protesta/ Policia thirrje militantëve: Ndaloni sulmet me molotov, janë dëmtuar 10 efektivë!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta/ Policia thirrje militantëve: Ndaloni sulmet me molotov, janë

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Lini një Përgjigje