
Një efektiv ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillon grupi i Rithemelimit, Partia e Lirisë si dhe Aleanca për Teatrin para bashkisë së Tiranës.
Oficeri i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital.
Nuk dihet ende gjendja e oficerit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ndërkohë protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor si dhe të shkatërrojnë kangjellat mbrojtës të hekurit si dhe kanë hedhur sende të forta.
Më herët ka pasur dhe tensione të tjera gjatë protestës, ku qytetarët kanë hedhur tymuese dhe molotov në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinës së Bashkisë së Tiranës.
Lini një Përgjigje