Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar sot protestës së organizuar nga Rithemelimi.
Ajo tha për mediat se Veliaj është një kopje e shëmtuar e Ramës.
'Ju shihni si zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë. Para të shkojnë në xhepat e zyrtarëve. Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn. I tentativa për të minimizuar veprën penale në shpërdorim detyre.
Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për celjen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni.', tha Malltezi.
Vezë dhe mollë janë hdhur më pas drejt bashkisë Tiranë. Opozita po proteston duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj pas arrestimit të drejtorëve të tij nga SPAK-u.
Disa prej këshilltarëve të opozitës, mes tyre Ilir Alimehmeti dhe Tedi Blushi tentuan që të futen brenda bashkisë, por nuk u lejuan nga policia bashkiake dhe e rendit. FNSH janë në gatishmëri.
Lini një Përgjigje