
Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ Arlind Qori ka komentuar protestën e opozitës mbrëmjen e djeshme teksa tha se tubimi ishte një miting politik.
Qori u shpreh se opozita nëpër protesta nuk adreson hallet e vërtetat të qytetarëve shqiptarë, por kursen thirrjet mbi ndërtimin e kullave, apo dhënien e rrugëve me koncesione.
"Protesta e PD dhe aleatëve të saj, kanë disa tipare, edhe unë nuk dua të anatemoj askënd pse ushtron të drejtën e vet. Shumë kush e dinte se çfarë do të ndodhte në protestë do të hidhen lëndë plasëse do të ketë disa fjalime. As ata që e kanë organizuar protestën s’do të flasin më për atë protestë nuk ka befasi nuk ka një radikalitet të shprehur në fjalë, një ide alternative të politikës. Paradoksi është se fakti se ka diçka që nuk shkon mesazhi kryesor me ato që e japin. Pse nuk kërkohet që të gjithë të korruptuarit të jenë në burg, do të doja që Rama dhe Veliaj të kenë fatin e Berishës të jenë në arrest. Pse nuk flitet për kulla në Tiranë, për faktin se SPAK ka bllokuar punimet e dy ndërtesave dhe të një pallatit që po ndërtohet në Kombinat.
Pse nuk flet opozita, dyshoj se janë pjesë e të njëjtës strukture të oligarkisë. Po zaptohet një park por kemi dyshimin se sektori i ndërtimit është i përzier më paratë që pastron krimi i organizuar dhe të tilla çështje nuk dëgjohen fare nga opozita. Të njëjta nuk dëgjohen as për pagesat e rrugëve. Të gjitha këto janë çështje që i interesojnë opinionit publik shqiptar", tha Qori.
Lini një Përgjigje