TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2024, 16:07

Olsi Rama flet pas daljes nga SPAK: U pyeta për çështjen “Xibraka”

Shkruar nga Pamfleti

Olsi Rama flet pas daljes nga SPAK: U pyeta për çështjen

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur sot për herë të dytë brenda dy javësh në Prokurorinë e Posaçme.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si person në dijeni për çështjen “Xibraka”.

“Për çështjen “Xibraka” isha si person në dijeni, dhashë shpjegimet e mia. U pyeta për gjëra që dini dhe ju, sqarova situatën”, deklaroi Olsi Rama.

Kujtojmë se Gazment Bardhi ka deklaruar dhe ka kërkuar hetim nga SPAK, lidhur me një përfshirje të mundshëm të vëllait të kryeministrit në udhëtimin me disa persona të akuzuar për çështjen “Xibraka”.

Ndërkohë Olsi Rama ka bërë kallëzim në SPAK për Gazment Bardhin për shpifje për akuzat e deputetit se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Vëllai i kryeministrit u paraqit dhe para dy javësh në SPAK, më datë 28 qershor. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Olsi Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa mohoi që të jetë i përfshirë në çështjen 'Xibraka'.

 

olsi rama spak xibraka

Lini një Përgjigje