
Teksa komentoi procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, pedagogia Jonila Godole, tha se shpreson që procesi të mos përfundojë në një proces farsë, ndërsa i bën thirrje SPAK që të hetojë aferat aktuale të qeverisë.
Në “Open” ajo deklaroi se shpreson që të mos përfundojë si gjyqi ndaj Nexhmie Hoxhës që u arrestua se kishte pirë kafe shumë.
“Nga njëra anë e shoh pozitive që të dyja palët në parim janë vënë në vështirësi nga SPAK-u, edhe qeveria edhe opozita. Do të rekomandoja që të mos merret thjesht me Kompleksin Partizani që ka ndodhur para 15 vite dhe të merret me gjërat aktuale dhe t’i japë përgjigje shqiptarëve se ku është ish-zv/kryeministri? Ku po i kalon pushimet ai.
Duke njohur historinë tonë, shpresoj shumë që ky proces i zt.Berisha të mos katandisen si procese farsa siç ishte gjyqi i Nexhmije Hoxhës që u gjykua për kafe. Jemi mësuar me gjyqe që nisin me bori dhe tamtame të mëdha dhe përfundojnë si Nexhmije Hoxha u dënua për 29 mijë lekë atëherë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje