TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2026, 21:25

“Pro natyrës, jo betonit”, momentet pikante nga protesta për Zvërnecin në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

“Pro natyrës, jo betonit”, momentet pikante nga protesta

Jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, protestat kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec janë shtrirë edhe në Vlorë, ku dhjetëra qytetarë dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre.

Me pankarta në duar, protestuesit marshuan nga Bashkia e Vlorës drejt Lungomares, duke përcjellë mesazhe në mbrojtje të mjedisit dhe kundër ndërtimeve në zonën e Zvërnecit dhe Nartës.

“Pro natyrës, jo betonit”, momentet pikante nga protesta

Në tubim morën pjesë gra, burra, të rinj dhe fëmijë, të cilët u bashkuan për të kundërshtuar projektin që ka shkaktuar reagime të forta publike ditët e fundit.

Përmes pankartave, protestuesit shprehën qëndrimet e tyre me slogane si: “Pro natyrës, jo betonit”, “Narta është trashëgimi, jo pronë private”, “Saliu dhe Edvini të shitur” dhe “Vlora nuk është në shitje, kryeministri duhet ta mbrojë atë”.

“Pro natyrës, jo betonit”, momentet pikante nga protesta

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan mbrojtjen e zonave natyrore dhe më shumë transparencë për projektet që prekin territore të konsideruara si pasuri publike dhe mjedisore.

“Pro natyrës, jo betonit”, momentet pikante nga protesta

“Pro natyrës, jo betonit”, momentet pikante nga protesta

Ata shprehën shqetësimin se projekti cenon një zonë me vlera të rëndësishme natyrore dhe kërkuan që institucionet të dëgjojnë zërin e komunitetit lokal përpara se të ndërmerren vendime që ndikojnë të ardhmen e territorit.

Lini një Përgjigje