TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2026, 20:38

“Duhet reflektim për masën e paraburgimit”, Ilir Kulla: Trajtimi i Metës në ceremoninë mortore të babait ishte tronditës

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet reflektim për masën e paraburgimit”, Ilir Kulla:

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka kërkuar reflektim për përdorimin e masës së paraburgimit, duke iu referuar rastit të ish-presidentit Ilir Meta. Kulla, i cili mori pjesë në ceremoninë mortore të babait të ish-presidentit Ilir Meta, në emisionin “Të Pashoq” tha se mënyra se si u menaxhua pjesëmarrja e Metës në ceremoninë mortore të të atit, ngre pikëpyetje mbi trajtimin njerëzor në raste të tilla.

Ai vuri në dukje se pas përfundimit të varrimit, ish-presidenti u largua menjëherë nga efektivët e Burgjeve, pa pasur mundësi të qëndronte me familjarët dhe të priste ngushëllimet sipas traditës.

Eksperti i sigurisë argumentoi se rasti i Metës duhet të shërbejë si një moment reflektimi për përdorimin e masës së paraburgimit në Shqipëri. Sipas tij, ekzistojnë forma të tjera sigurie, si arresti në shtëpi, që mund të aplikohen në raste të caktuara pa cenuar procesin hetimor apo gjyqësor.

Në përfundim, Kulla u shpreh se mbajtja në paraburgim e një ish-presidenti, ish-kryeministri dhe ish-kryetari Parlamenti për një periudhë të gjatë duhet të shoqërohet me një debat më të gjerë mbi politikën penale dhe përdorimin e masave të sigurisë në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

-Okej, mirë, do rrimë edhe pak në vend, por duke u zhvendosur nga protesta, meqenëse e ceke në krye të herës që ke qenë një ditë më parë në ceremoninë e lamtumirës për babain e Ilir Metës, ish-presidentit të vendit. Ai ka marrë një tjetër leje për pritje e të tjerë e të tjerë. Si e pe ish-presidentin dhe gjendjen e tij?

Ilir Kulla: E para njëherë ishte një moment i trishtueshëm për familjen, për gjithë situatën, sepse ki parasysh që vdekja e babait është gjithmonë vdekja e babait, nuk është një gjë që shkon pa gjurmë. E aq më tepër kur kjo ndodh në këto kushte, kur djali i cili është një nga figurat më të rëndësishme të këtij vendi, është në paraburgim, tashmë prej gati të 18 muajsh a më shumë domethënë... 19 muajsh, ku brenda saj janë të gjitha problematikat që do t'i kalosh nga politika tek jeta personale, tek sistemi i drejtësisë, tek akuzat e të tjerë. Por dy gjëra dua t'i them, se më bëri përshtypje. E para, komandanti i grupit të burgjeve që e shoqëronte është një shoku im i vjetër i shkollës Skënderbej, është zotëri djalë, burrë domethënë, edhe dashamirës, jo ashtu. Por, për shembull, atë traditën që kur përfundon varrimi, të rreshtohen njerëzit e të japin përshëndetje me familjen, nuk u respektua dot sepse atë e morën dhe e çuan ish-presidentin direkt në furgonin e policisë së burgjeve. Gjë që mua më bën të reflektoj, që unë që kam patur eksperiencën e të jetuarit afër me Fatos Nanon, një nga sikletet më të mëdhaja që ai ka patur në jetë, nga pikëpamja psikologjike, është që ai e dinte që e kishte nënën sëmurë, dhe ishte në paraburgim nga Berisha në atë kohë, dhe nuk i ulej juaj që të shkonte të kalonte ca kohë me nënën, dhe shkoi vetëm në varrimin e nënës. Dje pashë po të njëjtën panoramë me Ilir Metën. Dhe unë mendoj që nuk është në dinjitetin e këtij shteti, pikërisht për shkak të maturisë që ka shteti, që në raste të tilla, sidomos me njerëz për shembull si kjo që babai është sëmurë... pse për mendimin tim do mjaftonte vetëm mosha e babait për të mos e lënë në burg po për ta lënë në paraburgim. Po e lëmë këtë histori. Po që ishte i sëmurë ishte i sëmurë dhe prandaj edhe ndërroi jetë. Apo siç kemi rastin e zotit Veliaj, i cili mund të bëhet baba shumë shpejt... punë ditësh besoj, mos gaboj, dhe ka dhe ai nënën në ngarkim sepse të vëllain s'e ka këtu.

Është më qytetare, më qytetëruese për ne, që të aplikojmë atë që thotë tek e fundit edhe normativa evropiane e të drejtave të njeriut, atë që thotë Gjykata e Strasburgut në disa nga vendimet e veta. Njëra nga ato citohet edhe për Shqipërinë, ai për Thoma Gëllçin. Atë që thotë tek e fundit edhe tradita jonë shqiptare domethënë, që duhet të sillemi me njerëzillëk. Nuk ndryshon asgjë për procesin nëse do të kalonte nga arrest me burg në arrest shtëpie. Përkundrazi, do të ishte edhe më mirë, edhe më qetë, edhe më e relaksuar situata. Në këtë kuptim, unë mendoj që ndërrimi i jetës i babait të Ilir Metës... do të ishte një pikë reflektimi edhe për momentin se ku ndodhet historia e luftës juridike me reformën e re në drejtësi, aktor i së cilës ka qenë Ilir Meta, që të mos themi se është bashkëpërgjegjës në këtë që ka ndodhur. Që politika penale e mbajtjes mbi 60% të popullsisë së burgjeve në paraburgim, është e tepruar. Ai rasti i djeshëm mua ma vërtetoi. Pse? Sepse kishin ardhur shumë njerëz nga Tirana, por kishin ardhur edhe njerëz të thjeshtë, njerëz që s'kanë lidhje me politikën. Përkundrazi, njerëz të cilët përtej politikës... se sot Ilir Meta është vetëm një i pandehur, i burgosur, s'është më as president as kryeministër. Duket se kishin atë interes për të shkuar. Po për të respektuar traditën shqiptare, që kur vdes dikush duhet t'i shkosh atje. Edhe kur është sëmurë dikush. Se ne në këtë vend jetojmë. E dyta gjë që pashë dhe e thashë më përpara, është... dallohet me sy.

-Ju e takuat personalisht?

Ilir Kulla: Vetëm unë përshëndeta një minutë kështu, se asnjë minutë besoj, 30 sekonda domethënë, se ishte gjithë kohës me rojet domethënë. Nuk ishte... edhe aty kishte shumë njerëz. Nuk është se isha unë i vetmi, ishin shumë kështu domethënë, njerëz të njohur ndër vite e të tjera. Dhe mendoj që mjafton kjo gjë për ta çuar në një fazë reflektimi. Aty ishin tre fëmijët e tij, ishte ish-bashkëshortja e cila ishte në një anë e vendosur kështu, pra nuk ishte me familjen. Ishin kushërinjtë e tij, ishte nëna, ishte motra, ishte xhaxhai, djemtë e xhaxhait e këta që ishin aty domethënë, por që mua më duket e tepërt. Që të mbahet në paraburgim ish-kryetari i shtetit, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit, kur ekzistojnë edhe forma të tjera të mbajtjes së arrestit, ndërkohë që ti je duke u gjykuar.

Lini një Përgjigje