TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2023, 22:35

Presioni ndaj mediave, gazetari i BIRN plas "bombën": Dërgojmë kërkesa për informim në qeveri, na marrin në telefon elementë të krimit të organizuar

Shkruar nga Pamfleti

Presioni ndaj mediave, gazetari i BIRN plas "bombën":

Gazetari Gjergj Erebara nga rrjeti investigativ BIRN, tha se gazetarët e ndjejnë presionin qeveritar nga të gjitha drejtimet.

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", Erebara tha se ka pasur raste që kanë dërguar kërkesa për të drejtë informimi në qeveri dhe më pas janë marrë në telefon nga elementë të krimit të organizuar.

Ai shtoi gjithashtu se BIRN është hedhur në gjyq edhe nga Mirel Mërtiri i incineratorëve për investigimin ndaj koncesioneve të tij, me pretendimin se shkrimi i ka shkaktuar një dëm shumë të rëndë moral dhe ekzistencial.

Mertiri na ka hedhur në gjyq. Deklaroi se ne i kemi cënuar dinjitetin duke zbuluar faktin se Mirel Mërtiri është biznesmeni pas incinëratorëve. Presionet janë gjithandej. Modeli i punës që kemi zgjedhur ne është me shumë mund por që deri tani po ja dalim. Kemi raste kur dërgojmë kërkesa për të drejtë informimi në qeveri dhe ata që na marrin në telefon janë elementë të krimit të organizuar. Politikanët në vend që të na përgjigjen ne për kërkesat që bëjmë, informojnë persona të tjerë që lidhen me kërkesat tona, ose biznesmenë. Presionet janë por ne bëjmë punën pa bërë publike presionet që marrim”, tha ai.

presioni ndaj mediave gazetari birn

Lini një Përgjigje