
Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani tha se zjarri në fabrikën 'Deutsch Color' është masiv ndërsa shtoi se rrezikohen depot e gazit që ndodhen afër fabrikës.
"Fabrika po digjet e gjitha, po punojnë 10 zjarrfikëse. Rrezikohen depot e gazit që ndodhen afër fabrikës së 'Deutsch Color", tha ai.
Deri tani janë angazhuar 15 mjete zjarrfikëse dhe 67 forca zjarrfikës, 200 forca policie e vullnetarë. Sipas burimeve flakët janë izoluar që të mos përhapen te banesat aty pranë.
Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin aksin Tiranë-Durrës, deri në shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Sipas burimeve fabrika i përket kompanisë "Deutsch Color".
Lini një Përgjigje