TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2025, 20:41

Policia, Prokuroria dhe Tatimet 8 orë kontroll te “Bankers Petroleum”, bllokohen serverat e kompanisë

Shkruar nga Pamfleti

Policia, Prokuroria dhe Tatimet 8 orë kontroll te “Bankers

Pas më shumë se 8 orë, forcat e policisë, prokuroria dhe përfaqësues të Tatimeve janë larguar nga ambientet e “Bankers Petroleum”.

Mësohet se Gjykata e Fierit ka dhënë 14 masa sigurie dhe policia ka arrestuar disa funksionarë të kompanisë së naftës, mes të cilëve dhe administratorin kinez.

Arsyeja se përse zgjati kontrolli te Bankers, mësohet se janë kontrolluar dokumente e kompjutera të kompanisë

Sipas informacioneve, autoritetet shqiptare kanë bllokuar serverat e kompanisë së nxjerrjes së naftës, ndërsa hetimi është shtrirë përgjatë aktivitetit të saj në 2 vitet e fundit, 2023-2025.

Burimet bëjnë me dije se dhjetëra kontraktorë se janë ankuar se prej një viti nuk janë paguar për punët e kryera.

 

Lini një Përgjigje