
IKMTR dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar ditën e sotme në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata janë hasur në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë.
Sipas përfaqësuesit ligjor të shoqërisë Hysenbelliut, vendimi është i paligjshëm.
“Urdhrat që keni marrë janë urdhra të brendshëm. Vendimi thotë; kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim. Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Hysenbelliu Gruop.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, shembi më 4 dhjetor të 2022 Prestige Resort, godinën 7 katësh në pronësi të Irfan Hysenbelliut.
Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kishin hapur më përpara 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil.
IKMT thotë se vendimi për shembjen e këtij resorti erdhi pasi ishte pa leje, teksa një fakt i tillë është mohuar nga pronarët.
Më herët po në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina në Golem duke ndezur kështu një debat mes mediave të pronarit të resortit, Irfan Hysenbelli dhe autoriteteve. Mediat e Hysenbelli kanë shkruar se IKMT ka hyrë në mënyrë të paligjshme në objekt pasi dokumentit për ndërtimin e këtij resorti janë konform ligjeve dhe madje leja është firmosur pikërisht nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.
Mirëpo ky i fundit, tha se është shkelur leja e ndërtimit duke theksuar se “askush s’do guxojë të bëjë të fortin mbi ligjin’.
Lini një Përgjigje