TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2023, 21:50

KQZ privon nga vota 170 mijë persona me aftësi të kufizuara

Shkruar nga Pamfleti

KQZ privon nga vota 170 mijë persona me aftësi të kufizuara

E drejta e votës po ju privohet shqiptarëve me aftësi të kufizuara. Ky është shqetësimi i shprehur në takimin e  Partisë së personave me aftësi të kufizuara me sekretarin e KQZ, ku problematika kryesore lidhet me infrastrukturën zgjedhore që përjashton invalidët nga zgjedhjet.

Ne jemi 170 mijë në të gjithë Shqipërinë, por të drejtën e votës e kanë rreth 150 mijë. I kërkuam sekretarit të KQZ së pari që qendrat e votimit të jenë vetëm në katin e parë për personat me aftësi të kufizuara. Ndërsa për të verbrit të lejohen të paktën të votojnë me shoqërues. Ata thonë duhet buxhet shtesë e nuk i miratojnë”, shprehen ata.

Ata ndihen të papërfaqësuar, ndaj me krijimin e një partie të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara ata shpresuan për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit për të plotësuar nevojat e komunitetit të tyre. Edhe pse partisë për personat me aftësi të kufizuar i është pranuar regjistrimi, faza e dytë kërkon që deri në 27 mars ata të dorëzojnë mijëra firma mbështetëse në mënyrë që të lejohen të paraqesin kandidatët për garën e 14 majit.

“Jemi të përjashtuar sepse ku ti nxjerrim ne tetraplegjikët, njerëzit me karroca për të mbledhur firma”.

Ndryshe nga subjektet e tjera zgjedhore, partia e personave me aftësi të kufizuara mendojnë se për ta në procedurën e përzgjedhjes duhet të ketë lehtësime./TCH

kqz votimi tetraplegjiket

Lini një Përgjigje