TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2023, 18:45

Nuk ka shpëtim për Luan Dacin, Gjykata e Lartë refuzon ankimimin e ish anëtarit të KPA

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka shpëtim për Luan Dacin, Gjykata e Lartë refuzon ankimimin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për ish-anëtarin e KPA Luan Daci.

Daci kishte kërkuar heqjen e dënimit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë nga të tria shkallët e gjyqësorit. Daci kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti kushtetuese.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi më datë 1 dhjetor të vitit 2020 vendosi të shpallë fajtor dhe të dënojë për veprën penale “falsifikim të dokumenteve”, anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Luan Daci me 6 muaj burg.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e akuzoi Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

 

daci gjykata kpa

Lini një Përgjigje