TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2023, 11:02

Rokadë në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e komisariateve në disa qytete të vendit

Shkruar nga Pamfleti
Rokadë në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e komisariateve

Lëvizje shefash në disa komisariate në vend në Policinë e Shtetit. Mësohet se në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn, që merr detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka, në Mirditë Paulin Çupi, ndërsa në Kurbin, Dritan Meta.

Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme. Komisariati i Kurbinit drejtohej më parë nga Përparim Allmuca.

Këto janë ndryshimet e katërta që bëhen në vetëm 6 muaj në detyrë të kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Kryepolici, ndryshimet e para i bëri në 16 dhjetor, 100 ditë pas marrjes së emërimit, duke ndryshuar jo pak por 25 vende, pjesa më e madhe në nivel drejtuesish qarqesh, me pretendimin e dhënies së një tjetër frymëmarrje bluve. Por, Rrumbullaku nuk u mjaftua me ndryshimet e para, teksa në 23 janar u firmosën ndryshime në nivel komisariatesh. Ato pak drejtori vendore që ngelën të paprekura në fillim kryepolici vendosi t'i ndryshojë në datën 7 mars.

rokadë në policinë e shtetit

Lini një Përgjigje