TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2023, 22:43

Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar takimin Kosovë-Serbi në Ohër duke thënë se pritej që dokumenti të ishte më i detajuar dhe me afate konkrete drejt së ardhmes për integrimin në BE.

Bushati e ka cilësuar ‘përcaktues’ vullnetin e Kosovës për nënshkrimin e dokumenteve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një intervistë në emisionin ‘5 pyetjet’ nga Ilir Babaramo, Bushati tha se BE ka qenë në 3 pozicione të rëndësishme për dialogun Kosovë-Serbi që janë lehtësuesi, ndërmjetësuesi dhe udhëheqësi.

Sipas Bushatit, normalizimi i marrëdhënieve pritet të përfundojë me përfshirjen e Serbisë në BE por thekson se s’mund ta lejojë që të luajë me 2 standarde e të mos njohë Kosovën.

E përbashkëta e 2 dokumenteve është që nuk ka firmë. Mendoj që vullneti i Kosovës ka qenë përcaktues për nënshkrimin e 2 dokumenteve (27 Shkurtit dhe planit të zbatimit të 18 Marsit në Ohër). Tanimë do të kemi zhvendosje ku secilës palë, Serbisë dhe Kosovës, angazhimet do t’i përcaktohen në procesin e integrimit europian.

Serbisë do t’i shtohen angazhimet në kuadër të negociatave të kapitullit 35 që kanë të bëjnë me raportin me fqinjët. Për herë të parë, Kosovës do t’i përcaktohen këto angazhime për anëtarësimin në BE. Ka edhe një element interesant tjetër, që BE ka qenë në pozicionin e lehtësuesit ose ndërmjetësuesi, po ashtu udhëheqës dhe mbikëqyrës i angazhimit. Dokumenti i Ohrit kishim planifikuar të ishte më i detajuar, me afate konkrete që sensi drejt së ardhmes të ishte më i qartë por dihen deklarimet e palëve, po ashtu taktikat që kanë përdorur. Dihen edhe devijimet që kanë përdorur palët në këtë proces. SHBA dhe BE shihet qartë që kanë prioritet për të mos e lënë Serbinë për të rënë në kthetrat e Rusisë. Synohet që përmes këtij procesi normalizime që do përfundojë me njohjen e ndërsjellë të 2 shteteve, Serbia të përfshihet në BE”, tha ai.

Bushati tha se përmes ndërhyrjes së BE, pritet që 5 vendet anëtarë të lëvizin drejt njohjes së Kosovës duke i hequr alibinë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për mosnjohjen e Kosovës.

Për Kosovën s'ka dilema për vokacionin e saj atlantik. Pritet që 5 vendet që nuk e njohin të lëvizin drejt njohjes. Njohja do të kishte avantazh për vetë BE dhe luftën që zhvillohet në lindje të kontinentit. Së dyti do t'ia hiqte gjylen dhe alibinë që ka sot presidenti i Serbisë, sipas të cilit kur nuk e njeh Spanja, Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia, pse duhet ta njohë ai Kosovën, do ia hiqte dhe gjylen Vuçiçit.

BE s’mund t’ia lejojë vetes të luajë me 2 standarde. S’mund të lejojë Serbinë që të përdorë barazimin me viktimizim për Rusinë ndaj Ukrainës dhe të bëjë sikur e mbështet me pretekstin e moscënimit të integritetit territorial”, tha Bushati.

ohri bushati serbia

Lini një Përgjigje