TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2023, 10:01

Abuzimi me tenderin 3 milionë euro/ U vetëdorëzua në gjykatë, GJKKO lë në burg zyrtarin e Bashkisë së Bulqizës

Shkruar nga Pamfleti
Abuzimi me tenderin 3 milionë euro/ U vetëdorëzua në

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të zyrtarëve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.

Ai u vetëdorëzua të shtunën në Gjykatën e Posaçme rreth dy orë pas nisjes së seancës gjyqësore. Sipas tij, ishte në shtëpi kur dëgjoi nga mediat se ishte i arrestuar dhe mori avokatin për të shkuar në seancë ku mësoi se ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë "arrest me burg".

Ndërkohë, një fakt interesant, është detaji që Leonard Daçi ishte raportuar nga SPAK si i arrestuar, kur ai ishte ende i lirë.

10 prej të akuzuarve, mes të cilëve dhe kryebashkiaku Alla dhe nënkryetarja, Enkeleida Lleshi u lanë në burg, ndërsa për dy përfaqësues të subjekteve private gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe duke shkelur ligjin kanë favorizuar dy firma të ndryshme private në fitimin e një tenderi.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, kryebashkiaku i Bulqizës, i hodhi poshtë këto pretendime duke cilësuar akuzat si politike. Të pabazuara i cilësoi dhe avokati i tij akuzat e prokurorisë.

Megjithatë hetimet e SPAK kanë dalë në përfundimin se kryetari i bashkisë ka kryer disa shkelje penale gjatë procedurës së prokurimin publik për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në një lagje të Bulqizës.

abuzimi me tenderin 3 milionë euro arrestimi i lefter alles

Lini një Përgjigje