TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2025, 19:59

Plagosja në Laç, Dash Shehi: Në Shqipëri plas pushka si në Vlorën e 1997-ës, koha të krijojmë Xhandarmërinë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Laç, Dash Shehi: Në Shqipëri plas pushka si

Teksa fushata zgjedhore vijon me ritme festive, në Laç “plas pushka si në ’97-ën”, sipas Dashamir Shehit, që denoncoi një tjetër ngjarje të rëndë me armë zjarri, ku mbetën të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj.

“As vendet e shenjta nuk respektohen më,” deklaroi Shehi, duke kërkuar me forcë krijimin e një Xhandarmërie Kombëtare si përgjigje ndaj mungesës së rendit dhe autoritetit shtetëror, që sipas tij është zhvendosur i tëri në fushatën e Edi Ramës.

Në Shqipëri plas pushka si në Vlorën e 1997-ës! 5 të plagosur me armë zjarri sot në Laç, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj pranë Kishës. Këta nuk njohin më respekt as për vendet e shenjta. Po roli i shtetit ku është? Apo është përqendruar te fushata e Edi Ramës. Duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve, kërkoj me forcë krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një instrument efikas për vendosjen e rendit dhe sigurisë. Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare, dhe shkëputja e lidhjeve të Policisë me krimin, janë pika kyçe të platformës së koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', i cili mban numrin 9 në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025”, tha Dashamir Shehi.

 

Lini një Përgjigje