TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2025, 17:03

Kush janë deputetet që janë thirrur sot në SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

Kush janë deputetet që janë thirrur sot në SPAK?

Avokati Sokol Hazizaj ka sinjalizuar se sot në SPAK janë thirrur disa zonja deputete. Pa përmendur emra, ai ka kërkuar prej tyre që të bëjnë kujdes në deklarimet që japin, pasi SPAK nuk të thërret kot. Ai ka shpjeguar nga ana juridike se kur një peron thirret për t’u marrë në pyetje.

 Postimi i plotë

Një këshillë ose sipas qejfit, për vajzat ose gocat deputete që janë thirrur sot në SPAK.

Mirë është të jeni të kujdesshme në deklarime sepse kjo është një lëvizje serioze dhe sinjal se SPAK ka nisur ose ka në dorë një procedim penal ku këta persona kanë dijeni ose rol të mundshëm. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ndaj Jush ka akuzë – të paktën jo ende, sepse SPAK-u nga praktika,

Thërret për pyetje në disa faza (KPP)

 1. Si persona që kanë dijeni (dëshmitarë) – më e zakonshmja në fillim të hetimeve. SPAK mund të jetë duke ndjekur një çështje tjetër (p.sh. korrupsion ose shpërdorim detyre në një institucion nën varësinë e tyre), dhe ata thirren për të sqaruar fakte ose dokumente, aktuale/ të ditës.

 2. Si persona nën hetim (pa publikuar ende statusin) – në disa raste, SPAK i merr në pyetje fillimisht pa e bërë publik se janë “nën hetim” për të mbledhur prova ose për t’i përballur me të dhëna.

 3. Si sinjal për hetim më të thelluar – kur pyetjet shkojnë përtej rolit të zakonshëm institucional, ose përfshijnë vendimmarrje të tyre direkte, që tregon se SPAK mund të apo ndërton një dosje më të madhe ku përfshihen vendime të larta politike, ndaj,

Ka shumë gjasa që procedimi të vijojë, sepse, është provuar tashmë se,

• SPAK nuk thërret ministra aktualë pa pasur një arsye të fortë – kjo ndodh pasi janë grumbulluar dokumente, dëshmi, apo janë ndjekur një seri vendim/akte procedurale lidhur me dyshime …

• SPAK ka treguar që nuk ndalet në figura të larta sepse e ka lëndë/objekt, ndaj mundet që nëse gjen elementë penalë, procedimi ndaj tyre të formalizohet më tej.

4. Por jo më pak e rëndësishme, por madje

më tepër, ndaj goca kujdes sepse, Udhëheqësi kryen disa “punë” me këtë rast.

a. Ul presionin e publikut, sepse akuzat për korrupsion kanë krijuar presion publik të fortë, si brenda vendit ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Një “pastrim” i organizuar pas zgjedhjeve do të:

b. Duket si një reagim serioz ndaj korrupsionit.

c. Rikthejë kontrollin e narrativës politike te ai vetë dhe mban pushtetin pa kosto të lartë.

Gjithashtu Udhëheqësi duke lejuar që SPAK të hetojë e të “godasë” disa ministra ose ish-ministra realizon duke,  sakrifikuar disa figura, por mbron strukturën e pushtetit, shfaqet si reformator, pa u vetëkompromentuar.

“Hap rrugë” për një gjeneratë të re politike, që ai vetë zgjedh dhe e kontrollon.

d. Merr kapital politik në sytë e ndërkombëtarëve sepse BE dhe SHBA duke legjitimuar një mandat të ri për “PS”.

dh. Parandalon çarjet e brendshme në “PS”, sepse disa “figura të vjetra” janë më shumë barrë/ ngarkesë sesa aset politik.

Ndaj Goca, nuk po zgjatem se kam shumë arsye juridike të tjera për të cilat s’po ua them, por do tua bëj me dije në vesh/ nga afër, ndaj:

Kujdes me deklarimet në çfarëdo statusi!!!

Lini një Përgjigje