TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2025, 17:19

Ngjarje e rëndë në Klos/ Shembet masivi i kromit, zë poshtë fadromën bashkë me drejtuesin

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Klos/ Shembet masivi i kromit, zë
Foto ilustruese

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Qafë-Burrelit, ku një masiv mineral i mbetur nga përpunimi i kromit është shembur papritur.

Si pasojë, një fadromë që po punonte në zonë është zënë poshtë, ndërsa drejtuesi i saj, një i ri, rezulton i zhdukur.

Shembja ka shkaktuar gjithashtu dëmtimin e një rezervuari me ujë të krijuar nga aktiviteti i fabrikës së përpunimit të kromit të varfër. Uji ka përfshirë edhe mjetin e punës, duke e zhytur plotësisht.

Forcat e policisë dhe dhjetëra banorë të zonës ndodhen në vendngjarje, ku vijojnë përpjekjet për gjetjen e të riut që drejtonte fadromën.

Fabrika ku ndodhi incidenti ishte marrë me qira disa muaj më parë nga dy shtetas kinezë.

 

Lini një Përgjigje