TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2023, 17:47

Përshkallëzimi i konflikti Izrael-Palestinë, Shqipëria nis evakuimin e shtetasve të saj nga Tel Aviv drejt Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzimi i konflikti Izrael-Palestinë, Shqipëria nis

Duke u nisur nga situata e pasigurt në Izrael si shkak i sulmeve palestineze, Shqipëria ka ndërmarrë një operacion për të evakuuar shqiptarët që ndodhen atje.

Me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetin social "Facebook", nga ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, thuhet se që nga dita e djeshme me urdhër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, është bërë i mundur largimi i shtetasve shqiptarë nga zona e rrezikut dhe kthimi i tyre drejtë Shqipërisë.

Ajo shtoi se ambasada shqiptare ka asistuar me ndihmë dhe shtetasit nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Kumbe ftoi të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Izrael ,që të komunikojnë menjëherë me ambasadën nëse ju duhet ndihmë për tu larguar nga zonat e rrezikuara.

Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë’, thuhet në reagim.

sulmet izrael shqipëria

Lini një Përgjigje