Një video e rëndë po qarkullon në rrjet, ku duket një shqiponjë që mbahet e lidhur dhe e gjakosur në një gardh metalik.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Buhalit në Përmet dhe është publikuar në rrjetet sociale nga një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve.
Në videon e publikuar shihet aktivistja së bashku me një efektiv policie, të cilët kanë liruar shqiponjën nga gardhi ku e kishin lidhur.
"Suela Luarasi, një aktiviste e njohur për mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve sot gjatë vizitës së saj në fshatin Buhal të Përmetit ka gjetur një shqiponjë mali të plagosur e të lidhur për së gjalli. Ky akt kriminal duhet të na turpërojë të gjithëve e u bëjmë thirrje Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të hapin telefonat e të reagojnë urgjentisht!"-thuhet në postim.
Lini një Përgjigje