TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2023, 12:32

Studentët e mjekësisë nuk ndalen, paralajmërojnë nesër protestën e radhës

Shkruar nga Pamfleti

Studentët e mjekësisë nuk ndalen, paralajmërojnë

Studentët e Mjekësisë nuk ndalen në rezistencën e tyre ndaj ligjit që i detyron ata të punojnë deri në 5 vjet në Shqipëri në përfundim të studimeve, para se të marrin diplomën.

Së fundmi, ata kanë paralajmëruar se do të mblidhet ditën e nesërme më datë 9 Tetor, në orën 9:00, tek “Godina e Kuqe”, për të bojkotuar dhe protestuar sërish.

Ata kërkojnë dialog për të shmangur pengesat që vijnë si pasojë e marrëveshjes së kërkuar nga universiteti. Në bazë të kësaj, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi disavjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar.

Studentët e kishin njoftuar bojkotin e mësimit që nga protestat që mbajtën para Kuvendit, teksa shumica miratonte në seancë projektin e ri të qeverisë, që synon të frenojë emigrimin e punonjësve të rinj të mjekësisë.

Ata janë të vendosur që ligjin ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka bërë thirrje që t’u bashkohen studentët e tjerë, pedagogë dhe gjimnazistë.

“Studentët e mjekësisë vazhdojnë protestën!

Ata do të mblidhen ditën e hënë më datë 9 Tetor, në orën 9:00, tek ‘Godina e Kuqe’, për të bojkotuar dhe protestuar sërish.

U bëj thirrje studentëve, pedagogëve të universiteteve dhe gjimnazistëve, të solidarizohen me kauzën e tyre të drejtë!”, shkruan Berisha.

mjekesi studente proteste

Lini një Përgjigje