
Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, momentalisht kanë lënë pas 600 viktima.
Të paktën 300 izraelitë janë vrarë dhe dhjetëra janë rrëmbyer ndërsa 313 palestinezë janë vrarë e afro 2000 janë lënduar në sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka bërë një njoftim për mediat, për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.
Diplomatja Kumbe njofton se janë në kontakt me shtetasit shqiptar dhe se ka vëmendje maksimale për shtetasit shqiptarë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës. Gjithashtu edhe për shqiptarët nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.
Kumbe shprehet se janë orë të vështira për ta në Izrael, por në emër të qeverisë shqiptare garanton shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.
"Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.
Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.
Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael, por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë”, njoftoi ambasadorja.
Ushtarët e Hamasit mendohet se kanë arritur të kalojnë fortifikimin dhe të zbresin në vende të paekspozuara nga kamerat. Ushtarët kanë zbritur me deltaplanë lufte, kanë goditur tankun që qëndronte në kufi, ndërsa të tjerë flasin për një dron të telekomanduar.
Tanku u godit nga një mjet shpërthyes ndërkohë që janë goditur me mitralozë ushtarët izraletë që vraponin nga bazat. Deltaplanët dhe parashutat e motorizuara kanë qenë protagonistë të konflikteve të Lindjes së Mesme për më shumë se dyzet vjet.
Lini një Përgjigje