TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2023, 17:20

Keqtrajtoi dhe vari një shqiponjë të gjallë në një gardh në Përmet, policia nis hetimet për autorin

Shkruar nga Pamfleti

Keqtrajtoi dhe vari një shqiponjë të gjallë në një

Policia ka reaguar për shqiponjën e cila u gjend sot nga një aktiviste në Buhal të Përmetit e plagosur dhe e lidhur.

Në njoftimin zyrtar, policia thotë se po punon për të gjetur e për të arrestuar autorin.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner, i shkojnë në ndihmë një shpendi (shqiponjë) që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal, rast për të cilin Policia u njoftua nga shtetasja S. L.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal.

Shpendi (shqiponja), aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri që ata hasin. Reagimi ndaj të gjitha denoncimeve do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjeve."-thuhet në njoftimin e policisë. 

 

Lini një Përgjigje