
Analisti Frrok Çupi deklaroi se Partia Demokratike po paguan për veprimet e kryetarit të saj, Sali Berisha.
Në një intervistë për “ABC News”, Çupi u shpreh se Berisha donte pushtet për të mbrojtur veten dhe familjen e tij.
“E gjithë bota e përparuar uruan Edi Ramën. Uruan të majtët, centristët, të djathtët. Sot, këto nuk ishin garë, ishte thjesht një verifikim. Do shkojmë në Europë apo anti-Europë? Sali Berisha kishte me vete njerëzit që kishin qenë në pushtet gjatë 30 viteve.
Kishte 6 milionë dollarë të paguara, ishte superior në pagesa dhe në mashtrim. Kjo farsë kishte si qëllim për të marrë pushtetin, për të mbrojtur vetëm veten e tij dhe familjen e tij”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje