TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2025, 18:23

Nikoll Lesi zbulon përse Berisha nuk do të largohet nga kreu i PD-së!

Shkruar nga Pamfleti

Nikoll Lesi zbulon përse Berisha nuk do të largohet nga kreu i

Gazetari Nikoll Lesi ishte i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfleti”-t, ku analizoi zgjedhjet dhe atë që pritet të ndodhë më pas.

Lesi fillimisht deklaroi se pavarësisht rezultatit, arritja e partive të reja për t’u futur në Parlament është një shenjë e mirë.

“Partitë e reja për mua kanë arritur një sukses të pranueshëm, pasi janë parti të krijuara rishtazi. Nuk janë pak 2 mandate 1 mandat. Gjithsesi do të futen në Parlament dhe janë një zë që do të përgatitet për zgjedhjet e 2029. Por opozita duhet pa asnjë hezitim të gjejë një zgjidhje për zgjedhjet e vitit 2027”, tha Lesi.

I pyetur për thirrjen e Berishës për të mos njohur zgjedhjet dhe për të protestuar për vjedhjen e tyre, Lesi tha se kjo qasje është mënyra më e gabuar dhe se protestat e Berishës janë venitur me kohën.

“Me protestat e kam parë edhe PD edhe PS. Protestat e Berishë nuk janë më ato të shkuara. Doktori kur kishte hallin e vet përtej imuniteti dhe arrestimit ai kërkoi të mblidhen të gjithë demokratët, para parlamentit. Aty dërgova njerëzit e mi aty dhe u mbledh 500 veta”, u shpreh Lesi.

Sa i takon tëheqjes së Berishës për shkak të humbjes katastrofike në këto zgjedhje, Nikollë Lesi tha se ky i fundit nuk do të tërhiqet, shkak sipas tij mund të jenë problemet familjare dhe personale që nuk e lejojnë të largohet.

“Atje e di doktori, por sipas meje, mendoj që akoma mund të ketë dhe probleme personale , familjare, nuk e di nuk mund ta them këtë akuzë është pak e rëndë. Por fakti që ia tha dhe se zgjedhjet nuk janë të rregullta kjo tregon diçka”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje