TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2023, 09:14

Pas Vlorës, FNSH dhe policia e Durrësit aksion në malësinë e Krujës

Shkruar nga Pamfleti

Pas Vlorës, FNSH dhe policia e Durrësit aksion në

Forca policore nga grupet e FNSH dhe efektivë të Drejtorisë së Qarkut Durrës janë nisur në operacion në malësinë e Krujës, me qellim zbulimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Janë disa automjete dhe forca policore në këtë operacion, në zonën e malësisë së Krujës.

Në këtë zonë janë organizuar një sërë operacione duke asgjësuar lëndën narkotike të mbjella në fshatrat e malësisë së Krujës, dhe prangosur kultivuesit.

Forcat Operacionale gjithashtu zhvilluan mbrëmjen e së hënës një aksion në Vlorë në kuadër të të cilit priten arrestime. Derri më tani, mësohet se janë shoqëruar të paktën 15 persona.
Ndërkohë, është sekuestruar një armë zjarri dhe një automjet i blinduar.

 

fnsh dhe policia e durrësit aksion në malësinë e krujës

Lini një Përgjigje