
Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të juglindjes së vendit. Më të dendura janë në Voskopojë, Dardhë si dhe fshatra të Devollit të Sipërm.
Trashësia e dëborës ka shkuar në 2 deri në 5 cm ndërkohë që në Majën e Bigllit në Dardhë, trashësia ka shkuar në 2-3 cm.
Bëhet me dije se qarkullimi në të dyja akset rrugore të fshatrave turistike është i kalueshëm pa probleme por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në ato segmente ku prania e dëborës është më e madhe.
Dëbora ka zbardhur edhe fshatin shtyllë të njësisë administrative Vithkuq si dhe në majë të Mashkullores.
Ndërkohë, trashësia e dëborës ka arritura nga 10 deri në 20 centimetra në zonat e thella të njësive administrative Martanesh, Zerqan, Ostren, Trebisht.
Ndërsa në qytetin e Bulqizës trashësia e borës ka arritur deri në 5 centrimetra.
Lini një Përgjigje