TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2024, 11:35

Dhunoi policët gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, ndalohet Artan Muçmata

Shkruar nga Pamfleti
Dhunoi policët gjatë protestës para Bashkisë së
Protesta para Bashkisë Tiranë

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi gjatë protestës së dhunshme të thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë përpara Bashkisë Tiranë, ai ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi Artan Muçmata, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në mungesë të Argita Berishës me thirrjet për lirimin e babait të saj ish-kryeministër nga arresti shtëpiak për aferën ‘Partizani’, dhe në mungesë të kryetarit të partisë së Lirisë Ilir Meta, protestën e 19 prill para Bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e Erjon Veliajt, e udhëhoqën deputeti i Rithemelimit Flamur Noka, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Klevis Balliu.

 

artan muçmata

Lini një Përgjigje