
Banorët në qytetin e Pukës, janë zgjuar sot të rrethuar nga dëbora.
Reshjet e borës kanë nisur në orët e para të mëngjesi dhe vazhdojnë ende. Trashësia e dëborës në qytete ka shkuar në 25 centimetër.
Kjo ulje e menjëhershme e temperaturave ka zënë të papërgatitur banorët e Pukës, të cilët pak ditë më parë shijuan verën e parakohshme, kur termometri shkoi deri në 30 gradë celsius. Deri tani raportohet për probleme në qarkullimin e automjeteve në qytetin e Pukës.
Ndërkohë, reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonën e Qafë Thores, që është pika me e lartë në Theth dhe Vermoshin në Kelmend.
Lini një Përgjigje