Gazetari Klevi Muka është shprehur se veprimet e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, tregojnë se ai ka frikë dhe kërkon t’u tregojë qytetarëve se mund ta mbrojë votën e tyre.
Muka tha se Meta me veprimet e tij po ushqen kultin e individit, por kjo sipas tij nuk përkthehet në votë.
“Ushqyerja e kultit të individit përmes forcës apo ushtrimeve që bën, nuk kapitalizohet në votë. Kjo bëhet vetëm për të garantuar te qytetarët që vota e tyre do të mbrohet. Do të tregojë që është i fortë dhe do e mbrojë votën e qytetarëve. Është edhe i frikësuar.
Fakti që përpiqet të takojë çdokënd, t’i sigurojë që do marrë pjesë në këshille, ose ndoshta frika që ka treguar me këshilltarin që ka larguar nga puna, e ka përmendur aq shumë atë për shkak të fotove që janë hedhur në rrjetin social, saqë më tregon një lloj frike.
Apo spastrimet që ka bërë në parti, nuk e besoj ta ketë bërë për diskurs politik apo për të krijuar një armik të brendshëm. Është frikë. Do të tregojë që është i fortë dhe mund të garantojë votat. Do të rifaktorizohet”, tha Muka.
Lini një Përgjigje