TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2024, 12:48

Reshje të dendura shiu në Korçë dhe Lezhë, ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra; pezullohen lundrimet në Shëngjin

Shkruar nga Pamfleti
Reshje të dendura shiu në Korçë dhe Lezhë,
Shëngjin

Moti i keq me erë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe rajonin e Lezhës. Nga kjo situate janë krijuar probleme me lundrimin detar në Shëngjin.

Dallgët e detit kanë arritur deri në 5 metra, duke detyruar kapiterinë e portit qe të pezulloje lundrimin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Po ashtu nga moti i keq janë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike kryesisht në fshatra dhe po punohet për riparimin e defekteve.

Reshjet e shiut kanë sjellë shtim të prurjeve në lumenj Drin, Mat dhe Gjadër, por fatmirësisht pa krijuar probleme.

Gjithashtu, juglindja është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut. Akset e fshatrave turistik Dardhë dhe Voskopojë janë nën intensitetin të mesëm dhe të lartë të shiut. Aktualisht nuk raportohet të ketë probleme me energjinë elektrike apo në qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa disa zona të qytetit të Vlorës, si lagjia “Skelë”, “Rilindja” dhe “28 nëntori” kanë prezencë të lartë uji në rrugë, duke bërë që qarkullimi i automjeteve të kryhet më shumë vështirësi.

 

Lini një Përgjigje